Fokus

Fluidi mbushë Kosovën me pije të Serbisë

Autori: Doresa Geci 14:23 | 14 May 2019

Është kompani shqiptare, por në tregun e Kosovës shet produkte me barkod të Serbisë. Pavarësisht taksës 100 për qind, të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të këtij shteti, kompania “Fluidi”, e cila ka bazë në Preshevë dhe në Gjilan nuk ka ndryshuar avazin e shitjes.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të Gazetës inFokus shihet se lëngjet e markës “Jaffa Champion”, të prodhuara nga kompania Fluidi po qarkullojnë në tregun kosovar më barkod të Serbisë.

Fluidi është kompani  vendëse me aktivitet prodhues në komunën e Gjlanit, e cila njihet për prodhimin e pijeve natyrale dhe të gazuara në Kosovë dhe Ballkan.

-Advertisement-

E njëjta kompani ka bazë edhe në Preshevë, ku edhe janë prodhuar lëngjet të cilat në bazë të fotografive janë duke u shitur me barkodin e Serbisë 860.

Ndaj këtij kodi Qeveria e Kosovës kishte vendos taksë 10 për qind më 6 nëntor të vitit 2018, kurse më 21 nëntor taksën e ngrit në 100 për qind.

Qeveria e Kosovës, deri më tani, nuk është zmbrapsur nga ky vendim edhe pas shumë kërkesave nga Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pezullimin apo anulimin të kësaj takse/Gazeta inFokus/


 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera