Sport

Floyd Mayweather flet rreth ndeshjes McGregor – Nurmagomedov

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 28 August 2018
Pas dy viteve larg UFC, Conor McGregor do të rikthehet në oktagon për ndeshjen ndaj Khabib Nurmagomedov.

Gjatë këtyre dy viteve McGregor ka ndërruar sport dhe është përballur në një ndeshje boksi me të pa mposhturin Floyd Mayëeather.

Tash, para ndeshjes me Nurmagomedov është pikërisht Floyd ai që i ka dal në krah irlandezit.

“Conor nuk do të zmbrapset sepse nuk është luftëtar frikacak. Conor do të shkojë për të luftuar. Nuk kam ndonjë prediksion për ndeshjen sepse nuk e kam parë kundërshtarin e McGregor asnjëherë duke u ndeshur. E njoh Conorin nga ndeshja që kishim dhe ai nuk ka frikë” ishin fjalët e amerikanit.

-Advertisement-

Floyd Mayweather arriti ta mposhte Conor McGregorin në ndeshjen e boksit, por ata asnjëherë nuk u ndeshën në një ndeshje të UFC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera