Sport

Florjan Loshaj lë fushën me lot në sy

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 14 October 2020

Kosova po luan aktualisht me Greqinë, sfidë kjo që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Mungesat e mëdha i dhanë hapësirë të debutoj për herë të parë edhe Florjan Loshajt, i cili nuk ishte me fat.

Ai u detyrua ta linte fushën e lojës në minutën e 34-të për shkak të një lëndimi që pësoj nyjën e këmbës së majtë.

-Advertisement-

Losha u zëvendësua nga mesfushori tjetër, Anel Rashkaj.

Kjo ishte hera e parë që Loshaj po djersiste fanellën e kombëtares, mirëpo lëndimi që pësoj e detyroj të largohej i dëshpëruar dhe me lot në sy./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera