Florinda “pre” e një tjetër uragani! “Milton” vë nën alarm autoritetet, nis marrja e masave
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 08 October 2024
Uragani “Milton” rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kategorisë së pestë për Floridën, duke kërcënuar kështu këtë shtet amerikan, i cili është përballur me një uragan tjetër vdekjeprurës vetëm pak javë më parë.
Milton, që pritet të shtrihet edhe në gadishullin Juktan të Meksikës, është intensifikuar me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e banorëve.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime se banorëve mund t’iu rrezikohet jeta në brigjet perëndimore të Floridës.
Komunitetet në atë zonë janë përballur me uraganin Helene në fund të muajit të kaluar.
“Herën e kaluar makinat e njerëzve janë mbuluar prej ujit nëpër rrugë, mirëpo këtë herë më e rrezikshme do të jetë era”, ka thënë David Levitsky, një pensionist në ishullin Trezhër.
Në njoftimin e fundit të autoriteteve është thënë se uragani Milton mund të përcillet me erëra deri në 280 kilometra në orë.
Autoritetet lokale kanë lëshuar urdhra për evakuim të detyrueshëm për disa zona bregdetare, përfshirë Tampan, zonë me më shumë se tre milionë banorë.
“Nëse stuhia do të jetë me këtë ritëm, do të jetë më e keqja që ka prekur Tampan në 100 vjetët e fundit”, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.
Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol në intensifikim të uraganeve.
Presidenti amerikan, Joe Biden, është njoftuar për uraganin Milton, dhe ka thënë përmes një deklarate se administrata e tij është duke u përgatitur për “burime jetë-shpëtuese”.
Uragani Helene i ka goditur brigjet e Floridës në fund të shtatorit, si stuhi e kategorisë së katërt, dhe është përshkruar si katastrofa natyrore më e rëndë në tokën amerikane prej uraganit Katrina të vitit 2005.
Deri më tani raportohet që më shumë se 250 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë, dhe numri pritet të rritet./ REL
Të tjera
-
“Raportim i rremë i pasurisë e dhuratave” – Prokuroria Speciale konfirmon bastisjen në ministrinë e Aliut
Prokuroria Speciale për Infokus ka konfimruar se në bashkëpunim me Policinë e...
-
Pamje të papublikuara: Momenti kur Njësitet Speciale shtien në drejtim të terrọristëve të Banjskës
Janë bërë më shumë se 1 vit që nga sulmi terrorist në Banjskë. Klan Kosova...
-
Ndryshimi i masave ndaj Serbisë, Stano: BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në gjithë Ballkanin Perëndimor
BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor,...
-
Katër orë nga bastisja në Ministrinë e Liburn Aliut – çfarë ndodhi deri më tash?
Tashmë janë bërë afro katër orë prej kur ka nisur bastisja në Ministrinë e Mj...
-
Kurti: Janë hapur 75 mijë vende të reja pune, hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka p...
-
Pjesëmarrja e Kosovës në “EXPO 2025” dhe investimet japoneze – temë kryesore e takimeve të Gashit në Japoni
Pjesëmarrja e Kosovës në “EXPO 2025” dhe investimet japoneze – temë kryesore ...
-
Policia e sjell në ministrinë e Mjedisit, Izedin Bytyqin, aty po kryhet bastisja
Krimet Ekonomike po vazhdojnë bastisjen në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastr...
-
Lajmi i fundit: Krimet Ekonomike bastisin edhe shtëpinë e sekretarit të Ministrisë së Mjedisit
Policia e Kosovës, departamenti për Krime Ekonomike pas bastisjes në zyret e ...
-
Begaj në Mal të Zi: Kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka thënë se kurrë nuk do të pajtohen me...
-
“Na ạbụzonte sẹk*ualisht”, dy vëllezërit shqiptarë e vrnë kushëririn në Athinë – dalin pamjet
Një 28-vjeçar shqiptar u vra pas goditjes me thikë në qafë nga dy kushërinjtë...
-
Kurti në përvjetorin e vrasjes së “Sandokanit”: Ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar heroin Abedin Rexha i njohur ...
-
Ambasadori i Francës në Kosovë mirëpret vendimin e qeverisë për hapjen e kufirit në Merdare për mallrat serbe
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Qeveri...