Sport

Florian Marku ka një paralajmërim për gjithë fansat e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 23 February 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku arriti të mposht britanikun Charlton të shtunën mbrëma, shkruan Gazeta inFokus.

Marku fitoi pas tetë raundesh, pas barazimit së padrejtë në muajin nëntor.

Por, gjatë ditës së sotme, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook 27 vjeçari ka paralajmëruar një luftë që do të mbahet në prani të publikut.

-Advertisement-

“Lufta ime e radhës këtë verë do të jetë me Publik një Event i madhe dhe të gjithë jeni të ftuar”, ka shkruar boksieri nga Lushnja, në postimin të cilin e gjeni me poshtë./Gazeta inFokus/

 

Lufta ime e radhës këtë verë do të jetë me Publik një Event i madhe dhe të gjithë jeni të ftuar 👐🏻

Posted by Florian Marku on Tuesday, February 23, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera