Rozë

Flori Mumajesi po lufton me dhimbjen, ja sëmundja që po e largon nga skena (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 30 July 2017

Kantautori Flori Mumajesi është duke fuftuar me shëndetin e tij.

Me anë të një postimi në Instagram ai ka pohuar se prej 6 javësh i është rekomanduar të largohet nga skena dhe të marrë periudhë pushimi për rekuperim. Ai ka pësuar lëndime në kraharor dhe për këtë arsye duhet të anulojë të gjitha koncertet.

‘Nuk di a a duhet ta beja këtë postim apo jo, por e ndiej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncerte. Kam dy ditë që luftoj me dhimbjen në kraharor për të mos munguar, për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit…Por  nuk ja dola dot dhe kjo është dhimbja më e madhe në të vërtetë. Pas këtij lëndimi rrezikoj ti anuloj të gjitha koncertet. Doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rikuperuar, por unë shpresoj se do të bëhem mirë më shpejt. Shpresoj shumë mos tju shqetësojë ky postim. Nuk më pëlqejnë dramatizimet , është nëj lëndim i kockës brenda në krahë që duhet kaluar vetëm dhe vetëm me energji pozitive. Ju dua’-përfundon Flori. /Gazeta Express/ 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera