Sport

Florent Muslijaj shënon gol fantastik për Hannoverin

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 21 February 2021

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslijaj, e ka gjetur golin me ekipin e tij Hannover, shkruan Gazeta inFokus.

Muslijaj ka shënuar një gol fantastik, në sfidën që Hannoveri po e luanë në udhëtim te Dusseldorfi, në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesligën 2.

Sulmuesi kosovar realizoi në minutën e 37’ për rezultatin 1-1, pasi ekipi i tij ishte duke humbur nga Dusseldorfi.

-Advertisement-

Më poshtë keni golin e Muslijajt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera