Sport

Florent Hadërgjonaj bëhet me skuadër të re

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 29 January 2020

“Football Insider” shkruan se përfaqësuesi kosovar i Huddersfieldit do ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në kampionatin turk me ekipin Kasimpasa.

Florent Hadërgjonaj është huazuar në klubin turk, Kasimpasa.

Lajmin e ka bërë të ditur “Football Insider”.

-Advertisement-

Në bazë të këtij mediumi, përfaqësuesi kosovar është huazuar në klubin turk nga Huddersfieldi deri në fund të sezonit, edhe pse mungon zyrtarizmi nga palët.

Mbrojtësi i djathtë kosovar nuk pati minutazh të mjaftueshëm në pjesën e parë të sezonit në Championshipin anglez, prandaj vendosi të ndërrojë mjedis për të luajtur në vazhdimësi.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër pritet të luajë së paku deri në verë në Superligën turke.

Menaxheri Danny Cowley e ka dhënë dritën e gjelbër për huazimin e Hadërgjonajn.

25 vjeçari synon të luajë në vazhdimësi në Turqi, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës, për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera