Sport

Florent Avdyli aderon në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 03 August 2021

Klubi futbollisti, Prishtina ka njoftuar se në radhët e veta e ka rikthyer mesfushorin, Florent Avdyli.

FC Prishtina ka lidhur marrëveshje tre vjeçare me Avdylin.

Ardhjen e Avdyli, bardhë e katërtit  e kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

-Advertisement-

Pas nënshkrimit Avdyli tha se ëndrra për qenë pjesë ekipit të parë po i bëhet realitet.

“Ta veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjethsi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar”, ka deklaruar Avdyli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera