Rozë

Flor Mumajesi anullon koncertet dhe tregon dhimbjen e madhe: Kam dy ditë që luftoj

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 31 July 2017

Kantautori i njohur shqiptar, Florian Mumajesi lajmëron për fansat se ka probleme më shëndetin dhe për këtë arsye ai ka anulluar edhe koncertet e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai shkruan se ka dhimbje në kraharor dhe për këtë fansat e tij nuk kanë mundur ta shohin në koncertet e planifikuara.

Postimi i Florit:

-Advertisement-

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert. Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera