Sport

Flitej se do të largohet, Neymar merr vendimin për të ardhmen tek PSG

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 16 April 2021

Sulmuesi, Neymar, është duke kaluar kohë mjaft të mirë tek Paris Saint German, shkruan Gazeta inFokus.

Madje këtë e ka deklaruar edhe vet futbollisti në intervista, duke treguar se është i lumtur me ekipin dhe dëshiron të vazhdoj kontratën.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, një gjë e tillë tashmë është arritur.

-Advertisement-

Braziliani thuhet se ka zgjatur marrëveshjen me parisienët deri në vitin 2026 për 30 milionë euro në sezon.

Kjo akoma nuk është bërë e ditur nga klubi, por sipas Schires zyrtarizimi do të ndodhë brenda pak ditësh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera