Lajme

Flet Zelensky në samitin e NATO-s

Autori: Ermirë Berisha 11:50 | 24 March 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për zhvillimet që kanë ndodhur për një muaj që kur forcat ruse kanë filluar sulmet në Ukrainë, shkruan Gazeta inFokus.

Ministria e Mbrojtës së Ukrainës, ka publikuar fjalimin e Zelenskyt në samitin e NATOS-s.

Zelensky këtë muaj e ka cilësuar si muaji i sakrificës që bënë ukrainasit për të ju rezistuar forcave Ruse.

-Advertisement-

“NATO duhet ta kuptojë – tani jemi në “zonën gri”. Midis Perëndimit dhe Rusisë. Por ne jemi njerëz të ndritur! Dhe ne kemi një muaj që po mbrohemi! Muaji i rezistencës heroike. Muaji i vuajtjeve më të errëta. Muaji i shkatërrimit të pandëshkuar të një vendi paqësor, dhe bashkë me të – gjithë arkitekturën e sigurisë globale. E gjithë kjo është para botës”. ka thënë Zelensky,

Kujtojmë se sot janë bërë 29 ditë, që kur ka filluar lufta Rusi-Ukrainë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera