Sport

Flet trajneri i Greqisë: “Është e lehtë të depërtosh në mbrojtjen e Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 13 October 2020

Kosova nesër takohet me Greqinë në kuadër të Grupit të tretë në Ligën C, në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

“Dardanët” do të jenë nesër mbrëma mysafir në Athinë, në kërkim të fitores, sidomos pas dy humbjeve të fundit që patën, atë kundër Maqedonisë Veriore dhe Sllovenisë.

Para këtij dueli ka folur trajneri i grekëve, John van’t Schip, i cili ka thënë që është e lehtë të depërtosh në mbrojtjen e Kosovës.

-Advertisement-

“Të gjithë lojtarët janë në rregull dhe të gatshëm, ndoshta ka pak lodhje por kjo është normale. Kemi fituar ndeshjet pa u lodhur shumë dhe lojtarët janë të mësuar të luajnë dy ndeshje në javë, prandaj nuk do ketë probleme.

Kosova janë një skuadër që luan futboll me topin ndërsa Moldavia vetëm mbroheshin. Kosova mbajnë mirë topin dhe ne duhet të përgatitemi për këtë gjë, duhet të mbrohemi mirë kundër tyre. Në anën ofensive do jetë shumë më lehtë pasi kundër moldavëve nuk kishim hapësira të mëdha shënimi sepse të gjithë luanin në mbrojtje, Kosova luan futboll të hapur dhe është më e lehtë të depërtosh në mbrojtjen e tyre”- ka thënë Schip.

Takimi mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Athens Olimpic” në Athinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera