Sport

Flet trajneri i Gjilanit pas fitores dramatike ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 08 July 2020

Skuadra e Gjilanit e ka fituar derbin e javës së 29-të në Superligë ndaj Prishtinës me rezultat 2-me 1, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për gjilanasit i realizuan Franc Veliu dhe Gerhard Progni, ndërsa për prishtinasit shënoj Armend Thaqi.

Pas ndeshjes pati tensione të mëdha në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku skuadra e Prishtinës shprehu pakënaqësi të mëdha ndaj gjyqtarëve të këtij takimi.

-Advertisement-

E si pasojë e këtyre pakënaqësive të mëdha policia e Kosovës u detyrua të hedh edhe gaz lotësjellës, ku e pësuan 4 anëtar të klubit të Prishtinës të cilët po trajtohen në spital.

Pas kësaj përballje dramatike ka folur edhe trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, i cili ka thënë se e kanë dominuar lojën ndaj Prishtinës.

“Mendoj që e kemi dominuar lojën në të shumtën e ndeshjes, por në 15 minutat e fundit ndoshta jemi tërhequr, jo pse kërkova unë, por kështu e bënë vetë lojtarët. Në minutat e fundit arritëm ta mbronim rezultatin. Ne e shikojmë vetëm veten tonë, deri në fund do të vazhdojmë përpara dhe nuk do ta shikojmë askënd”, deklaroi Mezani.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ka kaluar në pozitën e tretë me 58 pikë, tri me pak se Drita që renditet e para me një ndeshje me pak të zhvilluar, ndërsa Prishtina zbret në pozitën e katërt me 57 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera