Sport

Flet trajneri i Barcelonës para ‘El Clasicos’

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 23 October 2020

Barcelona dhe Real Madridi nesër ballafaqohen në kuadët të La Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

E para kësaj sfide ka folur trajneri i ri i katalunasve, Ronald Koeman, i cili ka thënë që derbi mes dy klubeve nuk varet nga rezultatet e djeshme.

“El Clasico nuk varet nga rezultatet e ndeshjes së fundit, as për ne e as për Madridin. Mënyra më e mirë për ta përjetuar një El Clasico është të jesh në fushë, nëse nuk je në fushë, atëherë të jesh trajner”, është shprehur tekniku holandez.

-Advertisement-

I pyetur nëse ka presion para takimit si dhe gjendjen e Jordi Albas, ai tha:

“Presion para ndeshjes? Jam mësuar me këtë dhe fle i qetë gjithmonë.

Alba? Duhet të presim nëse ka diçka në stërvitjen e sotme, nëse jo, atëherë ka shumë mundësi të luajë nesër”.

Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 16:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera