Flet “Toni Montana” i Lezhës, njeriu që shfrytëzoi si prostitutë vajzën që njohu në ‘FB’
Autori: Gazeta inFokus
08:04 | 22 Qershor 2017
“Toni Montana” i Lezhës do të vuajë dy vite burg për shfrytëzimin prostitucioni të një 25-vjeçareje, të cilën e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Kjo masë dënimi u vendos dje nga Gjykata e Apelit të Shkodrës ndaj Filip Shtjefnit.
50-vjeçari u akuzua se bashkë me bashkëjetuesen e tij, L. Marku, kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen E. Metolli, 25 vjeçe, në një lokal të marrë me qira në Lezhë. Çifti për tri ditë me radhë e ka mbajtur të renë të mbyllur në një banesë, duke e keqtrajtuar derisa vajza është arratisur duke u hedhur nga dritarja dhe më pas ka tentuar edhe vetëvrasjen.
Për këto akuza Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë i dënoi me nga dy vite burg Filip Shtjefnin dhe bashkëjetuesen e tij, L. Marku, vendim të cilin e la në fuqi dhe Gjykata e Apelit në Shkodër.
Në sallën e gjyqit i ashtuquajturi “Toni Montana” hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk e kishte shfrytëzuar për prostitucion 25- vjeçaren.
“Ajo ka ardhur nga Turqia me dëshirën e saj për të punuar te lokali në Lezhë dhe unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e saj.
Po ashtu, nuk e kam keqtrajtuar apo shfrytëzuar për prostitucion”, u shpreh Shtjefni në sallën e gjyqit.
Sipas avokatit mbrojtës, Blerim Bazhdari, nuk ka asnjë provë për këto akuza të ngritura ndaj klientit të tij.
“E vetmja gjë që ka ndodhur është një shpullë që Filip Shtjefni i ka rënë 25-vjeçares për një keqshërbim ndaj një klienti në lokal dhe asgjë më shumë”, tha avokati Bazhdari.
Në fund Gjykata e Apelit përmes relatores Valbona Vata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, duke e dënuar më 2 vite burg, siç kërkoi edhe prokurori i Apelit, Brahim Dragjoshi. Vëllai i 50-vjeçarit, Dedë Shtjefni, e quan absurd vendimin, duke theksuar se nuk është aspak normale të dënohet me dy vite burg për një shpullë, ndërsa akuzon se në Gjykatën e Lezhës i kanë kërkuar para për ta shpallur të pafajshëm vëllanë e tij.
“Në gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë na kanë kërkuar para që vëllai im të dalë i pafajshëm, por nuk kemi pranuar sepse ai është i pafajshëm dhe nuk kemi pse të paguajmë asgjë. Nuk mund të dënohet tjetri për një shpullë me dy vite burg”, tha Shtjefni.
Filip Shtjefni dhe L. Marku, që bashkëjetonin bashkë, tashmë kanë edhe një vit burg për të shlyer, pasi gjenden në qeli nga korriku i vitit të kaluar, kohë kur u vunë në pranga./Panorama

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...






























