Lajme

Flet Skender Hyseni: Takimi me Sekretari Pompeo është spekulim medial

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 03 August 2020

Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni ka udhëtuar të dielën për në Washington, për të biseduar me zyrtarë amerikanë për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Koordinatori Hyseni ka thënë se do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Për arbresh.info ka thënë se një takim me Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo nuk është i vërtetë dhe se nuk e ka paralajmëruar një takim të këtij niveli.

-Advertisement-

“Nuk e di se nga ka rrjedh ky spekulim, nuk do të kem takim me Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sepse një takim i tillë do të ishte mrekulli por nuk ndodh. Nuk e di nga ka rrjedhur ky spekulim. U habita kur e lexova në media”, ka përsëritur  Hyseni për Arbresh.info nga Washingtoni.

Kujtojmë se Skender Hyseni po qëndron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas dy takimeve që kishte në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog.

Ndryshe të njëjtën e kishe thënë edhe gjatë së dielës për arbresh.info.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera