Sport

Flet Shpëtim Idrizi pas fitores ndaj Llapit

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 24 February 2021

Trepça ’89 e ka mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, i cili ka thënë se pas shënimit të golit janë treguar të kujdesshëm.

Tutje ai i ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin dhe disiplinën taktike dhe ia ka dedikuar fitoren atyre.

-Advertisement-

“Kemi shënuar gol në pjesën e parë, më pas u treguam të kujdesshëm dhe përmes kundër zbritjeve u munduam ta mbyllnim ndeshjen. Krijuam disa mundësi shënimi, por nuk arritëm të realizonim. I përgëzoj jashtëzakonisht shumë futbollistët për angazhimin dhe disiplinën taktike të treguar dhe kjo fitore u takon plotësisht atyre”, deklaroi Idrizi.

Pas kësaj fitoreje, Trepça ’89 renditet e pesta me 28 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera