Lajme

Flet Shkumbin Demaliaj për intervistimin nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 27 September 2018

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vet, Demaliaj për gazetën inFokus.

“Jam në Polici duke u intervistuar me kërkesë të Prokurorisë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa I pyetur nëse intervimi ka të bëjë me kërcimin që i ka bërë Blakajt, Demaliaj e ka pohuar.

“ Po rasti ka të bëjë me intervistën në të cilën e përmendur, Elez Blakajn”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që Demaliaj është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve.

Ai javën e kaluar në një intervistë televizive e ka quajtur ish-Prokurorin, Elez Blajn, hajn, idiot, rrugaç.

“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj.

Deputeti i AAK-së i cili ka qenë edhe anëtar i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se Blakaj do të ndiqet privatisht nëse shteti nuk merr masa.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, ka përfunduar ai./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera