Lajme

Flet sekretari që hetoi vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit: Zbulon edhe disa dokumente

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 27 October 2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka mohuar se dikasteri që ai e drejton ka pasur njohuri për transaksionet ilegale të transferimit të afro 2.1 milionë eurove të shtetit në kompaninë “LDA Group”, disa ditë para se ajo të bëhej publike nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Abrashi ka thënë se sekretari i kësaj ministrie është njoftuar më 19 tetor për këtë transaksion nga zyrtari kryesor financiar që e ka vërejtur kët1% parregullsi, shkruan Gazeta Express.

“Me mëngjes, unë kam ftu sekretarin e përgjithshëm për ta sqaru këtë dilemë…. Sekretari më ka sqaru se zyrtarë të MI dhe ky vetë nuk ka qenë dijeni për këtë transaksion të paligjshëm… Ky lajm ka qenë i pavërtetë dhe tendencioz…. Sekretari informatën e ka pranuar me të 19 si dyshim dhe atë dyshim menjëherë e ka ngritë në Thesar, ka ndërhy dhe e ka lajmëru edhe Policinë dhe organet e rendit. Jemi këtu për ta hequr dilemën se kemi pasur informata disaditore dhe nuk e kemi lajmëru”, ka thënë Abrashi.

-Advertisement-

Ndërkaq sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës ka prezantuar e-mailin se kur e kanë njoftuar Ministrinë e Financave për parregullësitë e vërejtura në këtë proces. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe njoftimet që i janë dërguar organeve të rendit

“Deri tani, nuk ka ndonjë ndërlidhje të asnjë zyrtari të Ministrisë së Infrastrukturës në këtë proces”, është shprehur sekretari.

Ndërsa ministri Arban Abrashi ka thënë se kompania “LDA Group” nuk është kontraktuar asnjëherë nga ministria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera