Fokus

Flet Ramush Haradinaj A ka qenë i lazdruar në fëmijëri kryeministri në dorëheqje (VIDEO)

Autori: Doresa Geci 18:11 | 14 September 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në emisioni N’Konak që është prodhim i Gazetës inFokus, ka folur për fëmijërinë e tij.

Duke qenë fëmija më i madh në familje Haradina shpeshherë ka luajtur edhe rolin e prindërit për vëllezërit e motrat e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Si fëmije Haradinaj thotë së nuk ka qenë i lazdruar por ka qenë një fëmije i gjallë.

-Advertisement-

“Kam qenë fëmijë i përpjekun. Krejt fëmijët kemi qenë kështu, përpjekun do me thanë i gjallë që nuk rehatohen. Ne kemi qenë shumë fëmije, njo mas njo, 10 fëmije jemi kon. Nxënës i mirë jam kanë në shkollë, i kam ndihmu babës i kam ndihmu nanës, jam kujdes për fëmijët tjerë se kemi qene shumë, dhe  është dashtë më bo prindin shumë herë”, ka thënë Haradinaj për Gazetën inFokus.

Haradinaj aktualisht është kryeministër në dorëheqje i Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera