Lajme

Flet Qazim Rahmani, tregon arsyen e vërtetë pse dha dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 06 April 2021

Qazim Rahmani zëvendës-ministër në Ministrinë e Financave Punës dhe Transfere ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Arsyeja e vërtetë pse Rahmani ka ofruar dorëheqje ka të bëjë me faktin se do të kandidoi për kryetar të komunës së Ferizajt.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus vetë Rahmani.

“Partia e Ashkalinjëve për Integrime ka mbajtur këshillin e përgjithshëm  dhe ka mbajtur kryesinë, pas planifikimit të marrjes së përgjegjësive brenda partive duke e ditur që është angazhim i madh ka ardhë ky vendim, që për mua ka qenë i pranuar  dhe ka qenë mendim i jemi që dikush tjetër të nominohet. Nuk ka asgjë të keqe dhe asnjë përçarje, do të dal kandidat për kryetar të komunë së Ferizaj dhe për këtë arsye më duhet të përgatisë opinionin dhe fushatën”, ka thënë ai.

Qazim Rrahmani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Transfere më 1 prill të këtij viti./Gazeta Infokus/

 

Të tjera