Lajme

Flet psikologia: Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan me lojën vdekjeprurëse “Balena Blu”

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 14 June 2017

“Sfida e balenës blu”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë.

Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?“ Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë.

Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten. Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij.

-Advertisement-

Për psikologen Arjana Muça, 21-vjeçari që ka krijuar lojën ka kaluar një fëmijëri më probleme të mëdha psikologjike, e për këtë arsye një nga kushtet e lojës është që fëmijët të jenë të grupmoshës 9-17 vjeç. Por pse ka zgjedhur këtë grupmoshë?

“Është mosha tipike, sepse flasim për fillimin e adoleshencës. Kur flasim për adoleshencën duhet të kemi parasysh që zhvillimi në vetvete është i lidhur me problematikën emocionale. Kemi rebelimin e një adoleshenti”, -tha Arjana Muça për TCH.

Po prindërit, si ta kuptojnë nëse fëmija e tyre po luan apo jo me “Sfidën e balenës blu”?

“Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pse ky fëmijë po mbyllet në vetvete? Pse nuk do ushqim? Pse zgjohet shumë herët? Kjo sepse një nga detyrimet e lojës është të zgjohesh herët. Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të bisedojnë me fëmijën, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë te një psikolog”, -tha Arjana Muça. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera