Lajme

Flet prokurorja që e kishte mbyllur rastin e vajzës së mitur nga Drenasi

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 08 February 2019

E mitura A.G kishte shpresuar se posa të e tregonte rrëfimin e saj para policisë, do të i jepte fund abuzimeve të cilat po bëheshin me të.

Mirëpo, ajo aty gjeti përveç se një polic i cili do ta dhunonte për më shumë se një vit, edhe një prokurore, që pa shumë mund, e mbylli rastin e saj.

Prokurorja Gjerone Alaj po mohon se ka pasur presion nga dikush duke thënë se gjithçka do të merret vesh për këtë rast

-Advertisement-

Prokurorja Gjerone Alaj ishte ngarkuar me rastin e A.G dhe mësuesit Shkëlzen Xhekaj në vitin 2017’të. Për këtë ishte marrë fillimisht në pyetje vajza, atëherë e mitur, e cila në detaje e kishte shpjeguar krejt atë se çka kishte ndodhur mes asaj dhe profesorit.

Pas këtij rasti, prokuroria kishte nisur hetimet e vajza ishte marrë në pyetje edhe njëherë, por në këtë rast të pranishëm ishin edhe prindi i vajzës e dy avokatët.

Atë ditë, A.G kishte mohuar të gjitha ato që ishte deklaruar e vetme, nën pretekstin se nuk e mbante mend se çka kishte deklaruar.

Madje, vajza kishte thënë para prindit e palëve mbrojtëse se ishte shqetësuar me problemet e saj personale, e për këtë i kishte rënë në mend si emër Shkëlzeni se është keqpërdorur seksualisht.

Të gjitha këto deklarata e pastaj mohime, pa ndonjë arsyetim kishin qenë të mjaftueshme për prokuroren Alaj që për Shkëlzen Xhekaj të vendoste që nuk qëndrojnë pretendimet për vepër penale.

Si rezultat me anë të një aktvendimi që ishte marrë me 19 janar të vitit 2018’të ajo kishte pushuar hetimet. Se pse e ka bërë këtë, nuk ka folur shumë fjalë.

Në një prononcim të shkurtë për Express ajo u deklarua e krejt do të dalin në shesh.

“Krejt kanë me dal në shesh, flet për këtë punë Kryeprokurori dhe zëdhënësja”, thoshte ajo. Gjithashtu, prokurorja po mohonte se mund të ketë pasur presion nga dikush, ditën kur e ka mbyllur lëndën. “Jo kurrë nuk kam pas presion prej askujt”, shtoi ajo.

Me vendimin e prokurores Alaj, profesorit Xhekaj iu ishte mundësuar që të shpallej i pafajshëm e kështu kishte vazhduar edhe të jepte mësim në gjimnazin “Skenderbeu”.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera