Fokus

Flet Prokuroria e Pejës për rastin e Florie Maxharrajt

Autori: Xhejlane Kaçiu 17:00 | 22 January 2019

Lënda e Florie Maxharraj e cila dyshohet se vdiq nga injeksioni  të hënën e 14 janarit, ka kaluar në Prokurorinë  e Pejës.

“Lëndën në fjalë e kemi pranuar zyrtarisht me datë 21.01.2019, pasi që e njëjtat është bartur në kompetencë të Prokurorisë Themelore të Pejës nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Kjo lëndë i është ndarë prokurorit përkatës, ndërsa lidhur me këtë rast do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni për gazetën inFokus.

Kjo bartje pritej te bëhej qysh javën e kaluar.

-Advertisement-

Ibrahim Berisha, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pati thënë se ky rast është i natyrës urgjente, prandaj fillimisht u trajtua nga prokurori kujdestar Shkëlzen Ibrahimi, i cili ka dhënë urdhrin për obduksion, shkruan gazeta inFokus.

“Prokurori kujdestar, Shkëlzen Ibrahimi, ka kontaktuar me kryeprokurorin e Pejës edhe janë pajtuar që urdhëresën për obduksion ta lëshoj prokurori në Prishtinë dhe pas kësaj lënda të kaloj tërësisht në kompetenca të Pejës, për shkak se Istogu ka vetëm gjykatë, e jo prokurori, atëherë rasti i takon rajonit Pejës”, kishte thënë Berisha për gazetën inFokus.

Në bazë të informacioneve të deri tashme, Berisha tha se ende nuk është vërtetuar se çka i ka shkaktuar vdekjen e Maxharrajt. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera