Lajme

Flet profesori i Albin Kurtit, tregon për notat e kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 04 April 2020

Ish-profesori i Fakultetit të Elektronikës në Universitetin e Prishtinës,  Agron Dida, ka lavdëruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Dida ka thënë se Kurti mbase është studenti më i mirë nga të gjithë që i ka pasur në karrierën në këtë fakultet.

Në një postim në Facebook, ish-profesori ka treguar se Kurti në të gjitha lëndët kishte marrë dhjetëshe të merituara.

-Advertisement-

“Jam krenar që e kam pasur student”, ka shkruar Agron Dida.

Postimi i plotë:

Albini ka qenë njëri prej studentëve më të mirë, mbase edhe më i miri nga të gjithë që i kam pasur në karrierën time në Fakultetin Elektroteknik.

Në të gjitha lëndët ka marrë dhjetëshe të merituara.

Jam krenar që e kam pasur student

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera