Sport

Flet presidenti i Gjilanit pas lajmeve se Bylbyl Sokoli mund të zëvendësohet me Ismet Munishin

Autori: Erion Maliqaj 10:35 | 09 March 2021

Mëngjesin e se martës ‘Gazeta Zëri’ ka raportuar nga burimet e saja se nëse Gjilani mposhtet nga Drita të mërkurën, atëherë trajneri Bylbyl Sokoli do të largohet për tu zëvendësuar me Ismet Munishin, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë presidenti i klubit te Gjilanit, Florim Zuka, në një prononcim për Gazetën inFokus i ka mohuar këto zëra.

Ai ka thënë se përveç tij nuk mund ti bëj askush këto ndryshime, si dhe ka shtuar se Sokoli vazhdon të jetë trajner i Gjilanit.

-Advertisement-

“Nuk ka asgjë të vërtetë, për herë të parë po dëgjoj nga mediat, e s’po kuptoj kush mund ti bëj këto ndryshime përveç meje si president i klubit. ‘Profa’ vazhdon me punën në Gjilan”, deklaroi Zuka për Gazetën inFokus.

Skuadra e Gjilanit nën drejtimin e Bylbyl Sokolit po kalon në krizë të rezultateve, pasi në 5 ndeshjet e para në stinorin pranveror nuk e ka fituar asnjë takim.

Përveç kësaj gjilanasit janë eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës.

Drita dhe Gjilani do të përballen të mërkurën nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligë.

Pas 23 ndeshjeve te zhvilluara, Drita renditet e para me 50 pikë, kurse Gjilani i katërti me 33 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera