Lajme

Flet personi që vodhi semaforin në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 27 February 2021

Një qytetar ditë më parë mori një semafor në qendër të Mitrovicës. Ani pse u fotografua me mjetin sinjalizues në shpinë atë e la qindra metra më tutje, e që pastaj u gjet nga punëtorët e pastrimit, njofton Klan Kosova.

Burri që nga të tjerët njihet si person me probleme mendore, mohon se këtë e bëri me vetëdije të plotë. Katër ditë pas aktit, ky arsyetohet se nuk ka të kaluar problematike.

Por policia në Rajonin e Mitrovicës thotë ndryshe, pasi ky person është ndaluar por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk është inicuar rast.

-Advertisement-

Ndërsa nga komuna tregojnë se sinjalizuesi ka pasur disa probleme e që për të është njoftuar edhe kompania përgjegjëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera