Flet personi që u rrah nga policia (Video)

Autori: Gazeta inFokus
22:01 | 16 May 2017
Personi, i cili në pamjet e publikuara dje shihet teksa grushtohet nga një zyrtar policor, ka rrëfyer sot se si ndodhi ngjarja.
Qytetari tregon se policët fillimisht ia kontrolluan veturën. Ai ankohet se gjatë kontrollit i kanë shkaktuar dëme materiale në veturë.
Duke e parë sjelljen jo të rregullt të Policisë, qytetari ka filluar ta xhirojë situatën me telefon.
Sipas tij, në momentin që policët e kuptuan se po xhironte filloi të përkeqësohej situata.
“Mu kanë afru edhe më kanë detyru me ndal videon. Ua kam dhënë telefonin se ma kanë kërku dhe më kanë kërku me hap telefonin dhe unë nuk e kam hap. Më kanë bërë presion 5 policë që unë me hap telefonin edhe nuk kam pranu pasi që u dashtë me urdhër të prokurorit dhe më janë drejtuar se duhet ta hapësh se nuk e ki qare”, tha ai.
Pasi ka refuzuar ta hapte telefonin, qytetari rrëfen se kishin filluar rrahjet që sipas tij nuk janë ndalur nga vendi i ngjarjes e deri te stacioni policor.
“Kanë fillu me m’grushtu, me m’shkelmu. Më kanë arrestu, pasi që më kanë arrestu për dy dursh më kanë kap edhe tjetri më ka kap për fyti, më kanë goditë, më kanë arrestu, më kanë shti në veturë, tuj m’sha, tuj m’godit”, tha viktima.
Për shkak të dhunës, ai thotë se është detyruar ta fshijë videon.
Po ashtu, ai pretendon se në Polici është detyruar ta nënshkruajë deklaratën sipas të cilës ai kinse ka sulmuar policët.
Për shkak të lëndimeve trupore të marra nga rrahjet në vendin e ngjarjes dhe në stacionin policor, qytetari thotë se ka pranuar tretman mjekësor.
Qytetari tha se ka bërë ankesë në Inspektoratin Policor, ku, sipas tij, i kanë premtuar se rasti do të merret me urgjencë.
I kontaktuar nga KALLXO.com, Inspektorati Policor ka thënë se ka pranuar ankesën e qytetarit dhe se rasti është duke u hetuar.
“Dje është pranu një ankesë lidhur me rastin. Fillimisht ka kalu në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave pastaj është transferu në Departamentin e Hetimeve”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com publikoi një video ku shihet se si një zyrtar policor ushtron dhunë ndaj një të prangosuri. /KALLXO.com/

Të tjera
-
Kurti thotë se më nuk po e sheh qenin tapall te porta e QKUK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për një deklaratë të tijën t...
-
Kurti flet për Vetëmenaxhimin, thotë se atë mund ta ketë edhe një OJQ
Kryeministri Albin Kurti ka folur për vetëmenaxhimin që u garantohet serbëve ...
-
“Mos më ndërpre”: Kurti flet për gjithçka, thotë se është ende kundër “Zajednicës”
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka filluar tashmë intervistën e mungua...
-
Kurti: Njohjen de-facto e kemi, ajo çfarë nuk e kemi është Asociacionin në preambulë siç e ka dashur Serbia
Kryeministri i Koosvës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e ka njohjen de-facto...
-
Mbi 17 milionë euro janë borxhe të faturave të ujit nga veriu i Kosovës
Në pjesën veriore të Mitrovicës Serbia për një kohë të gjatë ka nxitur serbët...
-
Kurti: Unë nuk e kam shpallur pavarësinë
Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk e merr malli për vetveten, teksa ballaf...
-
Zemaj: Vendimi për KPK-në nuk është i pari antikushtetues i Qeverisë Kurti
Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Lig...
-
Kurti: Nuk është e mundshme ta ndryshojë realitetin edhe nëse nuk e dua
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk i ka ndryshuar qëndrimet n...
-
Sëmuret Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës
Papa Francesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi...
-
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kavajë, humbin jetën dy persona
Një sherr banal në një prej lokaleve në qendër të Kavajës çoi në vdekjen e dy...
-
Blinken: Sulmet e Dodikut ndaj të lirive në Republikën Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Putinit
Sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, ka reaguar rreth miratimit të projektlig...
-
Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten
Katër paragrafë të një vendimi të PZAP, ku pranohej pjesërisht e bazuar ankes...