Flet për herë të parë nipi i Adem Jasharit i cili u ftua nga kombëtarja e Kosovës U17
Autori: Erion Maliqaj
21:46 | 07 April 2021
Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U17, Arsim Abazi, gjatë ditës së mërkurë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17, shkruan Gazeta inFokus.
‘Dardanët’ e rijnë do të nisën drejtë Sofjes me 12 prill, kurse do të luajnë ndaj bullgarëve dy takime kontrolluese me 14 dhe 16 prill.
Trajneri, Arsim Abazi, në këtë grumbullim ka ftuar kryesisht lojtarë që luajnë në vendin tonë, derisa nuk e ka harruar as nipin e Adem Jasharit, Igball Jasharin.
Pas marrjes së ftesës nga Kosova, Jashari, në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se gjithmonë është kënaqësi e veçantë të përfaqësosh vendin tendë.
“Unë kam luajtur edhe për kombëtaren e Kosovës U15, në vitin e kaluar kam qenë edhe për U17. Gjithmonë është kënaqësi e veçantë të përfaqësosh vendin tënd në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Igball Jashari për Gazetën inFokus.
Jashari aktualisht është pjesë e shkollës së futbollit ‘Kurda’, kurse me parë ka shfaqur talentin e tij edhe për kombëtaren e Kosovës U15./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompa...
-
Ministri Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave janë në rrugën e duhur, vijnë në maj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sig...
-
Masat e reja: Ndryshon orari i lëvizjes
Në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat...
-
Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit
Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pa...
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...
-
Qeveria mblidhet sot në ora 19:00, pritet të merret vendimi për masa të reja
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbudhet sot në ora 19:00, ku pritet të ...
-
Kajtazi i drejtohet përsëri Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin
Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur s...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje
Është raportuar për një gjuajtje me armë në Prishtinë, ku policia ka dalur me...
-
Arben Vitia kërkon ndihmë nga Bekim Haxhiu i PDK-së për sigurimin e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot deputetin e PDK-së, Bekim...
-
Edi Rama nga aeroporti i qon të fala Thaçit, e quan vëlla e shqiptar të madh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur vëlla që po i mungon, ish p...