Lajme

Flet për herë të parë Nexhat Daci pas vdekjes së djalit

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 31 January 2019

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Nexhat Daci  dhe familja tij  kanë shprehur falënderime për të gjithë ata të cilët iu kanë shprehur ngushëllime për djalin e tyre Arian Dacin.

“Me rastin e vdekjes së djalit tonë të vetëm, Arianit, si prind i tij dhe në emër të gjithë familjes Daci dua t’i falënderoj dhe shpreh mirënjohjen tonë të thellë të gjithë shqiptarëve për ngushëllimet dhe ndarjen e dhembjes me ne në momentet e vështira që i përjetuam”, ka thënë Daci përmes një letre falënderimi.

Gjithashtu Daci në këtë letër ka thënë se humbja e Arianit ishte një dhembje tejet e madhe për familje e tij  por njëkohësisht ishin edhe momente krenarie kur morën ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Kjo është dëshmia më e mirë se ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momente të vështira dhe vendimtare për familjen por edhe për vendin”, thuhet me teje në letrën falënderuese të Dacit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera