Fokus

Flet për gazetën inFokus, drejtori i shkollës në Prishitnë, ku fëmijëve iu shërbyen kiflet pa afat

Autori: Halil Berisha 20:04 | 23 October 2019

Sot, në shkollën Dardania në Prishtinë, fëmijëve që vijojnë mësimin këtu, u erdhën kiflet, sikur çdo ditë tjetër.

Por, aty, u vërejt diçka jo e zakonshme. Atyre, u kishte dalë afati.

Gazeta inFokus, kontaktoi me drejtorin e kësaj shkolle, Isak Bregaj, i cili tha që nga kompania u erdhën dy lloje të kifleve, dhe se kur pa ato me afat të skaduar menjëherë ndërmori masa, e nuk iu la kiflet nxënësve.

-Advertisement-

“Zakonisht i verifikojmë kiflet, sot kanë ardhë dy lloje, disa me afat deri me 27 shtator, e disa me 26 tetor, ende nuk është ardhe afati që është shtyp, pasi që kanë me nejt 3 ditë kiflet në qese ato ashtu kështu myken, i kthyem nëpër gajbët ku ishin, i thirrëm ata që i kanë pru, na thanë kemi gabu në data, i thamë hajdeni merreni nuk më intereson se ku keni gabu, e lajmërova edhe DKA edhe premiumin, ju thash mësuesve mos me i shpërnda, tash nuk muj me ditë a ka hangër dikush, po krejt i kemi largu”, deklaroj Bregaj.

Tutje, drejtori i shkollës, i tha Gazetës inFokus, se me këto kifle, janë furnizuar edhe shumë shkolla tjera, por që aty nuk është bërë e madhe, pasi nuk i këqyr askush.

“Qaj personi që i bjen kiflet te unë i qon në 4-5 vende përniher e nuk i kqyr kërkush, edhe që 80% të shkollave, po që kjo nuk nuk është bërë e madhe atje, pasi nuk i këqyr askush”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera