Lajme

Flet Nora Gjakova pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 26 July 2021

Xhudistja, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, shkruan Gazeta Infokus.

Në një prononcime për media, xhudistja nga Peja ka deklaruar se nuk e ka besuar që do të fitojë medaljen e artë.

“Nuk e kom besuar që jam kualifikuar, edhe ky titulli kampione olimpike vërtetë e pabesueshme. Pa dyshim është ndjenjë e pa përshkueshme, kurrë se kam besuar që sot do të fitojë medaljen e artë. Po besoj që ky nuk është fundi i karrierës, unë po shpresoj me vazhdu “ , është shprehur ajo.

-Advertisement-

Nora Gjakova ka falënderuar trajnerin e saj, Driton Kukajn, si xhudisten Majlinda Kelmendin.

“Unë dua me ju falënderoi gjithë ekipin janë të jashtëzakonshme. Faleminderit Tonit që është meritor për suksesin, faleminderit familjes, si dhe Majlindës e cila na ka bërë të besojmë në ëndrrat tona. Kam prit edhe Akili me fitu medalje por prapë se prapë po e kthejmë një medalje në shtëpi”,ka deklaruar Gjakova.

Gjakova në finale e ka mposhtur Sarah Leoine Cysique nga Franca.

Ajo  ka triumfuar në kategorinë̈ e 57 kilogramëve.

Kjo është̈ medalja e dytë e artë e Kosovë në “pasi dy ditë më parë edhe Distria Krasniqi arriti ta fitonte të artën.

 

Përveç Gjakovës e Krasniqit, medalje të artë ka fituar edhe Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera