Flet Nazim Sahiti: Kjo është e vërteta e incidentit me Agron Mustafën
Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 30 Dhjetor 2017
Drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, ka thënë se incidenti me Agron Mustafën kishte ndodhur me kolegun e tij, Avni Berisha.
Ka thënë se motivi pse kishte pasur mosmarrëveshje ndërmjet Mustafës e Berishës ishte akuza e drejtorit të Valës se polici e kishte fotografuar në një lokal. Sahiti ka thënë se nuk ka parë përleshje por vetëm se njëri shok i Mustafës ishte në shpinën e kolegut të tij.
* : Drejtori i Valës tha se është sulmuar. Cila është e vërteta?
Nazim Sahiti: Nuk është e vërteta cka ka thënë Agron Mustafa, a qysh e pat emrin. Ka qenë një mosmarrëveshje e një kolegut tim që kam qenë me to me Agron Mustafën. Unë isha duke e pritur në veturë. Kam dëgjuar do fjalë mes tyre. Kur kam dalë i kam pa duke u shtyrë njëri me tjetrin. I kam nda dhe kjo ka qenë e gjitha. Çka thotë Agroni nuk është e vërtetë.
*: Cili ishte kolegu juaj?
Nazim Sahiti: Avni Berisha.
*: A keni pasur mosmarrëveshje me z. Mustafa më herët?
Nazim Sahiti: Asnjëherë. Kur jam takuar jemi përshëndetur. S’kam pasur kurrë probleme.
*: A e dini pse polici Avni Berisha kishte pasur probleme me Agron Mustafën?
Nazim Sahiti: Qysh më tha kolegu, pasi erdhëm me të në Polici, paskan pasur një mosmarrëveshje në një lokal se më ke fotografu, s’më ke fotografu. Kjo ka qenë mosmarrëveshja e tyre e mëhershme. Nuk di më shumë. Kështu më tha kolegu. Kur u nisëm për polici më tha se Agron Mustafa e paska akuzu këtë kolegun tim se i ka fotografu në një lokal.
*: Ka edhe xhirime. Ka pasur rrahje apo grushtim ndërmjet Mustafës dhe Berishës?
Nazim Sahiti: S’kam parë grushtim. Kur kam dalë, e kam tërhequr kolegun tim. Kur kam dalë e kam pas një shok të Agronit mbi shpinën e kolegut tim. Qisi far senesh.
Express: Paska pasë grushtime?
Nazim Sahiti: S’pash grushtime. Kjo është e tëra.
*: A ka motive tjera pse ka ndodhur ky incident?
Nazim Sahiti: Ai mundohet të ngatërrohet me mua. Por, unë s’kam arsye të ngatërrohna me Agronin. Punët zyrtare janë punë zyrtare. Punët private janë private. Nuk i ngatërroj punët private me zyrtare. Ngatërresa nuk ka qenë me mu. S’kam asgjë me Agronin.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
































