Lajme

Flet Nasim Haradinaj: EULEX-i nuk na konsideron njerëz

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 25 September 2020

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UCK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar aksionin e EULEX-it në zyrat e kësaj organizate.

Haradinaj ka thënë se EULEX-i u sill në këtë mënyrë sepse nuk i konsideron ata për njerëz.

Ai po ashtu tha që veteranët e Kosovës nuk e njohin këtë Gjykatë sepse nuk është e Kosovës.

-Advertisement-

“Me thirri kryetari e pata në plan me ardh unë nuk e njoh këtë Gjykatë. Kjo na bën me mëndu a kemi shtet a kemi parlament. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomë të fjetjes

EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk ka konsideron njerëz. Përfaqëusesit e kësaj Gjykate e kanë pranu që kjo Gjykatë nuk është  Kosovës nëse kjo nuk është e Kosovës dhe ne nuk e njohim”, ka thënë ai./Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera