Flet ministrja e Tregtisë, tregon kur do të vendoset reciprociteti
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 14 February 2020
Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, takoi përfaqësues të CEFTA’s, ku biseduan rreth pikave të rëndësishme për të eliminuar barrierat tregtare dhe për të fuqizuar rolin e Kosovës në integrimin rajonal.
Me këtë rast, ministrja u zotua se do të procedojë “Protokollin Shtesë 5 dhe 6” të CEFTA’s në Parlamentin e Kosovës për t’i ratifikuar në një periudhë sa më të shpejtë. Ndërsa, në “Protokolli Shtesë 7”, ajo do të angazhohet që procedurat në Qeveri të përfundojnë sa më shpejt në mënyrë që të kemi zyrtarisht Ekipin negociator të Kosovës.
“Për ne është e rëndësishme që të avancojë ky proces pasi që do të fuqizonte mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare, e që fatkeqësisht rajoni jonë përballet vazhdimisht me barriera tregtare. Për ne është e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të shëndoshë me të gjitha vendet e rajonit, duke punuar në mënyrë aktive për eliminimin e të gjitha barrierave jo-tarifore, prandaj kërkoj një rol edhe më aktiv të Sekretariatit të CEFTA’s në drejtim të identifikimit dhe zgjidhjes së barrierave tregtare”, u shpreh Hajdari.
Ajo potencoi se shpreson që procesi i njohjes së kualifikimeve profesionale të avancojë dhe u zotua se Sekretariati do ta ketë përkrahjen e saj në këtë proces për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në rrethanat aktuale në të cilat gjendet rajoni ynë.
Kurse, sa i përket ‘tarifës 100% dhe reciprocitetit’, Hajdari bëri të ditur se jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe së shpejti do të dalim me një propozim, por sigurisht duhet të kuptohet drejtë se Kosova ka qenë e detyruar që të veprojë në këtë mënyrë, duke marrë parasysh qasjen dhe diskriminim që i është bërë Kosovës në raportet tregtare nga vendet anëtare të CEFTA’s.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...