Flet miku i Marvi Mihalit: Ai nuk u vra për karikuesin apo celularin, ato ishin të miat! Ju lutem…
Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 05 August 2017
Pas fjalëve prekëse të të atit të Marvi Mihalit, ka folur dhe miku i tij Armand Haxhiu, i cili ka sqaruar se celulari dhe karikuesi nuk kanë qenë të 22 vjeçarit, por të tijat.
Armand Haxhiu shprehet se Marvi nuk u vra për shkak të celularit apo karikuesit dhe se ai nuk ishte një njeri i konflikteve.
“Pas traumës dhe goditjes së madhe për humbjen e shokut ,vëllait, mikut tim të shtrejtë Marvit na shtojnë dhimbjen e shpirtit spekulimet e mediave në lidhje me ngjarjen. Ai nuk kishte konflikt me asnjë më parë sepse nuk ishte njeri i konflikteve. Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat. Më vjen keq që shoqeria shqiptare i jep më tepër rëndësi përkatësisë së një celulari sesa jetës së një të riu”, thotë Haxhiu për neësbomb.al
Më tej në rëfimin e tij prekës për vdekjen e Marvi Mihalit, Armand Haxhiu i bën një apel mediave që të mos abuzojnë me këtë çështje.
“Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell. Ju lutem çdo media mos e keqinterpretoni ngjarjen, mos e përbaltni figurën e tij. Ai ishte një djalë i rrallë me vyrtyte. Marv me ikjen tënde iku dhe një pjesë e madhe e zemrës time me ty. Lutem çdo ditë që shpirti yt të gjejë prehje pranë Zotit dhe t’u lehtësohet dhimbja prindërve dhe të afërmeve të tu. Pushofsh në paqe mbreti im”, e mbyll rrëfimin e tij tejet prekës për newsbomb.al, Armand Haxhiu.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...