Lajme

Flet mësuesi i Drenasit: Nuk e rraha nxënësin

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 25 February 2020

Driton Çelaj mohon se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit, i njëjti është suspenduar deri në vendim të komisionit.

Rrugën drejt shkollës “Rasim Kiçina” ku shërben si mësimdhënës për më shumë se një vit, nuk e mori edhe këtë të marte mësimdhënësi Driton Çelaj. I njëjti është suspenduar pasi u publikua një video në rrjete sociale, ku ai po akuzohet për dhunë ndaj nxënësit.

Megjithatë Çelaj mohon të ketë ndodhur diçka e tillë. Gjatë së martës për televizionin T7 mësimdhënësi tha se vetëm kishte kërkuar përqendrim. Madje sipas të njëjtit videoja është e montuar.

-Advertisement-

Sipas Çelajt ora mësimore nuk mund të realizohet pa i qortuar nxënësit.

Sipas mësimdhënësit, familja e nxënësit kanë qenë të shqetësuar me akuzat drejtuar atij.

Për televizionin T7 gjatë së martës, familja e të miturit përmes telefonit kanë thënë që fëmija i tyre nuk ka qenë subjekt i dhunës.

Por drejtori i shkollës “Rasim Kiçina”, në Drenas Rrahim Muleta thotë që në atë video është pikërisht nxënësi në fjalë.

E ky nxënës ka dalur në shkollë tek këtë të marte, ndërsa drejtori i shkollës ka kuptuar për rastin vetëm kur Policia e Kosovës u shfaq në shkollë.

Ndërsa drejtori i drejtorisë së arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka ka treguar për masat që i kanë marrë ndaj mësimdhënësit.

E për fatin e mësimdhënësit pritet të vendosë komisioni disiplinor brenda 30 ditësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera