Flet lypsari që u sulmua nga Tomë Gashi: Nuk e kam sharë, e s’punoj për askënd
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 24 February 2020
Fatosi, është një i ri, pjesëtar i një komuniteti pakicë në Kosovë, që gjendja e rendë sociale e detyron atë të dalë si lypës në sheshin “Nenë Tereza” të Prishtinës. Për të marrë vëmendjen e kalimtarëve, që t’i dhurojnë para në ndihmë, ai këndon ‘ilahi’.
Puna, për siç thotë ai, për “idare”, pak ditë më parë i pengoi një avokati, që derisa po kalonte në sheshin e kryeqytetit i hodhi me shkelem kutinë me parë që i ishin dhuruar këtij të riu.
Një video e publikuar para disa ditëve në media, ku shihej avokati Tomë Gashi duke shkelmuar kutinë me parë që i ishin dhuruar një lypsari në sheshin kryesorë të Prishtinës, nxiti javën e shkuar një protestë simbolike në Prishtinë.
Disa aktivistë për të drejtat e njeriut që e kundërshtuan sjelljen e avokatit që i shqelmoi paratë një lypsari, kërkuan që Tomë Gashit t’i hiqet edhe licenca e avokatisë.
Por, përkundër kësaj avokati i njohur kosovar nuk u pendua në asnjë moment. E as që u bë fjalë që të kërkojë falje për gjestin e tij vandal ndaj të riut nevojtar, pjesëtarë i komuniteteve, që po lyptë para për ndihmë në qendër të Prishtinës.
Një javë pas kësaj ngjarje, i riu ka dalë serish në shesh për të kërkuar para, nga kalimtare protestë simbolike në Prishtinë.
Emri i tij është Fatos, dhe ka folur Gazeten Online “Reporteri.net”, rreth ngjarjes së pakëndshme që i ka ndodhur disa ditë më parë.
Fatosi thotë se nevoja, për shkak të gjendjes së rëndë sociale në familje, e ka detyruar atë që të dalë në shesh si lypsar.
E këtë e bënë duke kënduar ilahi – këngë fetare myslimane.
Duke treguar për ngjarjen e 14 shkurtit 2020, Fatosi thotë se si çdo herë tjetër, ai ishte i ulur në sheshin “Nënë Tereza”, duke kënduar, kur iu është afruar avokati Tomë Gashi dhe ka filluar përplasjen verbale më të.
Thotë se këtë e bën pasi ka nevojë për para, apo siç shprehet ai “për idare” (mbijetesë).“Po sen vallahi. Unë dola qetu për idare. Dola me knu ilahi, sikur sot. Ti pe sheh edhe vet. Jom dal me knu ilahi për ni copë idare. Tani erdh ai Tomë Gashi, avokat, s’di çka është. Edhe erdh qaty, po ma bon pse po bërtet. Po ja boj vallahi s’po bërtas bac, po jam dal për idare, po ja boj. I kam kushtet e këqija edhe qyshtu. Tani ma bani mos bërtit, qysh t’doket ty me ardhë para banese ose para xhami me të bërtit. Po ja boj breh bac vallahi s’jom tu bërtit, po jam dal për idare”, rrëfen i riu për ngjarjen, e cila pasoi me shkelmin të kutisë në të cilën Fatosi kishte paratë e mbledhura nga njerëzit, nga ana e avokatit.
“Tani kurgjo, ai taman me ec kur pe shoh atë kutinë ma rrok shkelem edhe mi c’kep krejt paret”.I riu, mohon se ka fyer apo provokuar avokatin.
“Jo se kam shajtë. Jo. Jo”, thotë ai, duke treguar se përkundrazi, avokati Tomë Gashi e ka ofenduar atë.
Madje, pohon se edhe e ka goditur në këmbë, përveç se ia ka shkelmuar kutinë me para.
“Vallahi po. Ma ka hi pa qetu. Po nejse. Veç qato pare mi ka shkepë”, thotë ai, gjatë bisedës më Reporteri.net, që u zhvillua të premten, derisa Fatosi kishte dalë serish në shesh duke kënduar e duke kërkuar lëmoshë.
Avokati Tomë Gashi, pasi kishte kryer aktin vandal ndaj të riut pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë, në një studio televizive, duke arsyetuar veprimin e tij kishte deklaruar se “Këta janë punëtorë të njerëzve me Mercedesa dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë”.Por, një gjë të tillë e mohon kategorikisht i riu.
“Jo s’është e vërtetë që nuk beson hajde këqyrni kushtet ku banoj. Shlirë hajde këqyre. Cka është tu thanë ai nuk është e vërtetë”, tha Fatosi.
Derisa, ky i ri po bisedonte me ekipin e Reporteri.net, nga ballkoni i një banese përballë ku ndodhej Fatosi duke kërkuar lemoshë, nga i njëjti objekt ku ndodhet edhe zyra e avokatisë së Tomë Gashit, doli një person dhe fyu sërish të riun.
“Rri qetë o m*t”, ishin fjalët që u dëgjuan nga ballkoni i një banese të katit më të lartë të bllokut.“Hajt fotografo t’i aty. Hajt jepi pare atij more pis”, iu drejtua ai ekipit të Reporterit.
“Mos ta ni zanin që bërtet, a more vesh”, vazhdoi të bërtiste drejt Fatosit.“M*ti i budalltë. Qu prej aty”, urdhëroi ai nga ballkoni i tij, të riun, pjesëtarë të komunitetit.
E kjo situatë u duk se e frikësoi Fatosin, i cili menjëherë u largua nga vendi ku ishte ulur duke lypur, në sheshin kryesorë të Prishtinës.
Të tjera
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...