Lajme

Flet Lul Raka për vizitat që po bëjnë politikanët në qytete: S’është fare në rregull

Autori: H. Smajli 16:50 | 08 April 2020

Politikanët e Kosovës pavarësisht pandemisë së koronavirusit nuk po i përfillin masat e Institucioneve të Shëndetësisë për të mos u mbledhur me shumë qytetarë në një vend apo të bëjnë vizita të panevojshme. Ata po vazhdojnë takimet e tyre nëpër qytete e madje nuk po respektojnë as masat për distancën dhe për vendosjen e maskës dhe dorezave.   

Ai që nuk e bëri një gjë të tillë ishte Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli I cili që nga e dita e martë po vazhdon vizitat e tij në qytetet të cilat janë të prekura nga koronavirusi.

Ndërsa gjatë ditës edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka vizituar komunën e Vushtrrisë.

-Advertisement-

Mikrobiologu Lul Raka në një prononcim për gazetën inFokus ka komentuar vizitat që po i bëjnë politikanët duke mbledhur qytetarë në një vend.

Raka ka thënë se kjo nuk është fare në rregull dhe se masat e tyre vlejnë për të gjithë njësoj.

Sipas tij madje ata me këtë po rrezikojnë jo vetëm qytetarët por edhe vetën e familjen e tyre pasiqë në mbrëmje aty do të kthehen.

“S’është fare në rregull kjo. Udhëzimet tona vlejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk ka rëndësi a je apo jo politikan. Ata po rrezikojnë përveq qytetarëve edhe veten dhe familjet e tyre. Pa marrë parasysh a je politikan duhet të respektohen udhëzimet”, ka thënë ai për inFokus.

Raka ka komentuar edhe daljet e teperta të qytetarëve dhe u bënë thirrje që të kursejnë veten nga daljet e panevojshme.

“Ju bëj thirrje të mendojnë për shëndetin e tyre dhe të kursejnë veten nga daljet e panevojshme. Udhëzimet tona janë për të mirën e tyrë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deri më tash në Kosovë janë të infektuar 184 persona, të shëruar janë 30 ndërsa 5 persona kanë humbur jetën nga ky virus./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera