Sport

Flet Lorik Boshnjaku para ndeshjes me Trepçën ‘89

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 26 February 2021

Prishtina nesër pret Trepçën ’89, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Para kësaj përballje, për faqen zyrtare të klubit, ka folur futbollisti i Prishtinës, Lorik Boshnjaku.

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni i ‘bardhëklatërve’.

-Advertisement-

Dueli mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 luhet me fillim nga ora 13:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera