Flet lojtari që e dërgoi Dukagjinin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ka një dedikim special për golin e shënuar

Autori: Erion Maliqaj
18:32 | 17 March 2021
Dukagjini është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka eliminuar Drenicën të mërkurën me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë, golin e vetëm për ‘Hithat’ e realizoi mesfushori gjakovar, Jeton Dushi.
Dushi shënoi në minutën e 76’ një gol të bukur dhe e dërgoi Dukagjinin në gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme në vendin tonë.
25 vjeçari në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur për golin e shënuar dhe kualifikimin e klinasve në rrethin tjetër të Kupës.
“Është ndjenjë shumë e mirë të shënosh gol kur dihet edhe rëndësia e madhe e ndeshjes. Jam shumë i lumtur për golin që realizova, por jam edhe më shumë i lumtur që arritëm në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës”, tha fillimisht Dushi.
Mesfushori gjakovar golin e realizuar ia ka dedikuar qytetit të Klinës.
“Këtë gol dhe fitore jua dedikoj të gjithë qytetit të Klinës, pasi çdo herë jam i mirëpritur në një qytet të vogël, por me zemër të madhe”, deklaroi Jeton Dushi.
Dukagjini i Klinës është kualifikuar pas 25 viteve në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/
King 🤴 is always king 🤴💪💪
Posted by Jeton Dushi on E mërkurë, 17 Mars 2021

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...