Lajme

Flet Labinot Tahiri pas emërimit të bashkëvendësit të tij në krye të Ministrisë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 15 October 2018

Kërkoi që një bashkëvendës i tij të emërohet Ministër apo Ambasador.

E për pak më shumë se dy muaj deputetit të AKR-së, Labit Tahirit kjo kërkesë i’u plotësua.

Të hënën u shkarkua Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi për tu zëvendësuar nga ferizajasi, Ekrem Mustafa.
E deputeti, Labinot Tahiri për gazetën Infokus është shprehur i lumtur për këtë emërim.

-Advertisement-

“Jam shumë i lumtur për ditën e sotit për të cilën qytetit tim i’udha ajo ka e ka merituar qysh nga Qeveria e parë e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Por Tahiri e ka quajtur të vonuar këtë emërim.

“Pak vonë por ia ka vlejtur shumë insistimi im që të ketë Ferizaj ministrinë. Uroj që në të ardhmen do të përfaqësohet më shumë qyteti im.”, ka shtuar ai

Tahiri madje ka thënë se do të këtë edhe kërkesa të tjera në të mirë të bashkëvendëseve të tij.

“Sigurisht se do të vazhdoj edhe më shumë. Këto punë janë më të vogla se sa ato që më presin për qytetarët e mijë në mbarë Kosovë”, ka përfunduar Tahiri.

Ndryshe Tahiri në një postim të bërë muaj më parë pati deklaruar se nëse kërkesa për emërimin e një Ministri apo Ambasadori nga Ferizaj nuk realizohet atëherë do të jap dorëheqje.

“Ju them sinqerisht se jam lodhur nga premtimet, por të miat i mbaj. Në një mënyrë apo tjetër do të shpërblehet ky qytet, në të kundërtën, nuk kam më pse të vazhdojë…. të qëndroj kështu siç e kisha burrninë time me akterët politik të kësaj Qeverie.” pati deklaruar Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera