Lajme

Flet Kujtim Shala: Kjo është e vërteta e asaj që ndodhi në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 28 July 2020

Derisa Gazmend Gjyshinca, që është deputet për herë të parë, thotë se deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi ia zunë pritën atij dhe e sulmuan fizikisht,deputetët e LDK-së kanë mohuar se janë përplasur me Gjyshincën.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, po i akuzojnë deputetët e LDK’së, Kujtim Shalën dhe Arben Gashin se e kanë sulmuar deputetin Gazmend Gjyshinca.

Deputeti Shala ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje, pasi kryetarja e Komisionit e ka ndërprerë mbledhjen, që po transmetohej direkt.

-Advertisement-

“E dha Arbeni dhe Kryetarja e Komisionit. I gjithë takimi është transmetuar direkt. Është ndërprerë nga Kryetarja. Asnjë përplasje nuk kishte pastaj”, ka thënë Shala për Gazetën Express.

Deputeti Gjyshinca, që është për herë të parë pjesë e Kuvendit, thotë se pasi përfundoi mbledhja e komisionit, ai u zu në pritë nga dy deputetët e LDK’së dhe është sulmuar fizikisht nga ta.

“Na është pamundësu fjala edhe në mbledhje, edhe në korridor, ku ka nisur sulmi, ka nisur sulme verbale, si nga kryetarja e komisionit, po ashtu edhe nga deputetët e LDK-së që nuk po ndodh për herë të parë”, ka thënë ai, duke treguar edhe si ka ndodhur rasti.

“Unë mbeta pak më vonë pas mbledhjes së komisionit, sepse kisha dokumente të shumta, për shkak të kësaj kam mbetur me vonesë dhe në momentin kur kam dalë në korridor, i gjendur në befasi, jam sulmuar fizikisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Kujtimit si koleg edhe gjatë debatit i jam drejtuar me konsideratën më të lartë si profesor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera