Fokus

Flet kryetari i Shtimes për inFokus pas rastit të parë me Koronavirus – familja është e izoluar

Autori: Halil Berisha 17:23 | 23 March 2020

Në dy rastet e fundit të infektuara me koronavirus, njëri është nga fshati Petrovë e komunës së Shtimës.

Gazeta inFokus, ka biseduar me kryetarin e kësaj komune, Naim Ismajlin, i cili tha që në këtë moment ka mbledhur shtabin e emergjencës ku edhe po diskutohet për hapat që duhet ndërmarrë.

“Jam me shtabin e emergjencës, Policinë e Kosovës, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, drejtorinë e Shërbimeve Publike e po bisedojme me hapat, kemi marre hapat nga dita e parë kur filluan rastet, hapa që ishin me kapacitetet tona”, ka thënë Ismajli.

-Advertisement-

Ndërsa, ka treguar se rasti në fjalë, i dyshuar ishte bashkë me djalin e tij, por që ky i dyti doli negativ.

E tash familja e tij është e izoluar, shkruan gazeta inFokus.

“Ky rast vullnetarisht u paraqitë ne QKMF, pas dyshimeve që janë kanë në dy persona, babë dhe birë, janë vërejtë e dyshuar simptomat, janë adresu për klinike e nga dje kemi prite rezultatet, e tash sa mbrrinën e rezultojne se prindi është pozitiv, djali jo, ne ne deklaratën e parë që kemi pas nga personi i prekur se a ka pas lëvizje apo vizita, ka mohuar të ketë pas kontakt tjetër jashtë familjes, jemi duke mbledh informacionet tjera nga qytetaret ne pjese tjera te vendbanimit, përreth shtëpisë, të vërejmë nëse ka qenë të kemi proporcionin e masës, familja është e izoluar e të shohim qfarë do të jenë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Ismaji për gazetën inFokus.

Ndërsa, ai ka apeluar për masa shtesë nga niveli qendror, pasi thotë që nuk po kryen punë apeli.

Ndërsa, ka përmendur se qytetarët po dalin me të madhe, sidomos në ditët e fundit, ku moti ishte i mirë, shkruan gazeta inFokus.

“Brengosëse është se nuk është e mjaftueshme apelimi, po jemi ata dëshmitarë që kemi pa qe tri ditët e fundit që kishte kohe e mirë me diell, shumica e ambienteve publike ishin te mbipopulluara, e këto pa ndonjë masë më të rreptë nga niveli qendror nuk mund te evitohen e është kërkesë e vazhdueshme e jona, qe me vendime te nivelit qëndor të ndihmoj nivelin lokal, të mos ketë burokraci, pasi janë shumë të ngadalshme. Të gjitha i kemi projektu si komunë por janë të mbështetuera nga donatorë, por institucionet duhet ma shpejtë, te bëhen veprimet, pasi nuk mund ta dijmë nëse e nesërmja a do të jenë 2 raste, 20 apo 200 pasi jemi në fazat finale të inkubimit”, ka thënë Ismajli.

“Nuk di cilat do te jenë rezultatet, ose nëse niveli qendror mendon qe futja ne karantinë është zgjidhja, zgjidhja është kur familja vet-izolohet, pasi një fshat mund te jete ne karantine, por nuk e dijme te fshatrat tjera, a ka pasë vizita”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera