Fokus

Flet Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, nga vendi i ngjarjes ku u lënduan 10 persona

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 18 January 2019

Për inFokus, Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, është shpreh i shqetësuar për ngjarjen e ndodhur para pak çastesh në fshatin Ratkoc të Rahovecit, transmeton inFokus.

 

-Advertisement-

Ai, për inFokus, tha se po qëndron në vendin e ngjarjes së bashku me policinë për ta parë nga afër situatën.

“Gjindemi këtu bashk me policinë dhe zjarrëfikësit, për ta pa nga afër gjendjen pas shpërthimit të ndodhur para disa minutave. Për momentin gjendja është e mirë, situata është e qetë. Disa persona të lënduar, janë depërtu për ndihmë shtesë në emergjencë, në spitalin e Gjakovës”, tha Latifi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, personat e lënduar në shpërthimin e sotëm në Rahovec, janë jashtë rrezikut për jetën.

“Personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë lëndime të lehta të cilat, po mjekohen në spital”, tha për inFokus, zëdhënësja e Policisë Lirie Podrimaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera