Lajme

Flet kryeshefi i ri i Ujësjellësit të Prishtinës: Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes dhe asnjë partie tjetër!

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 07 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Por Kurti menjëherë pas këtij vendimi, ka emëruar u.d të kryeshefit, Sokol Xhafën, i cili më parë ka qenë në detyrën e drejtorit teknik në këtë ndërmarrje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

-Advertisement-

“Po Sokol Xhafa tashmë është emëruar u.d kryeshef i ujësjellësit të Prishtinës”, tha Mjeku.

Por në disa medie u tha se Sokol Xhafa është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por kjo sipas vetë Xhafës nuk është aspask e vërtetë.

Ai tha se nuk ka qenë kurrë pjesë e asnjë partie dhe nuk do të jetë kurrë.

“Ato janë të pavërteta, unë nuk kam qenë kurrë pjesë e asnjë partie e nuk do të jem kurrë, ai imazh që është shpërndarë, kam qenë në një tryezë pune, pasi unë kam qenë drejtor teknik i Ujësjellësit të Prishtinës, të gjitha këto që po fliten janë të pavërteta”, tha Xhafa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera