Sport

Flet kapiteni i Vushtrrisë, tregon se kur do ti merr rezultatet e testimit për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 09 July 2020

Kapiteni i skuadrës së Vushtrrisë, Etrit Halimi dhe ekonomi i klubi në fillim të kësaj jave kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Ata gjatë ditës së djeshme i kanë kryer testet për ‘Covid-19’, ndërsa rezultatet akoma nuk i kanë marrë.

Lidhur më këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar me kapitenin, Etrit Halimi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se sonte do ti marrin rezultatet e testimeve për koronavirus, derisa sa ka shtuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Sonte rreth orës 19:00 pritet ti marrim rezultatet për koronavirus. Numri i madh i të testuarëve ka bërë që të na vonohen rezultatet, ndërsa sa i përket gjendjes time shëndetësore, jam shumë mirë, që tri ditë jam vetizoluar dhe po presim se si do të na dalin rezultatet”, deklaroi kapiteni i Vushtrrisë për Gazetën inFokus.

Vushtrria luan sot ndaj Trepçës ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë nga ora 17:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera