Lajme

Flet kandidati i Nismës: Më rrahën militantë të PDK-së, i udhëhequr nga vëllau i ish deputetes

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 31 August 2017

Beqir Veliu, bartës i listës për asamble komunale në Skënderaj nga Nisma për Kosovën është rrahur fizikisht nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

Indeksonline ka arritur të kontaktoi Veliun i cili akuzon PDK-në për sulmin e kryer.

“Më kanë rrahur militantë të PDK-së të udhëhequr nga Lorik Dibra, vëllau i ish deputetes, Valbona Dibra. Ai më ka goditur me kondak të revoles. Kam dëmtime në kokë dhe më është dashur asistence mjekësore” ka thënë Veliu për Indeksonline.

-Advertisement-

I pyetur për arsyen që mund të ketë shpier deri te sherri me Dibrën, Veliu përmend lidhjen e tij me Nuredin Lushtakun dhe një rast nga zgjedhjet e kaluara.

“Unë kam qenë përfaqësues i Nismës në zgjedhjet e fundit në Skënderaj. Jam përpjekur të eliminoi çdo vjedhje dhe keqpërdorim të votave. Për këtë kam patur probleme edhe gjatë zgjedhjeve me këta persona pasi që pengoja dallaveret e tyre. Lorik Dibra e ka dajë Nuredin Lushtakun dhe fakti që unë jam me Nismën është pengesë për të” ka thënë Beqir Veliu për Indeksonline.

Rasti është në Policinë e Kosovës dhe po hetohet çdo detaj./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera