Lajme

Flet Kadri Veseli, pranon humbjen: “PDK do të kaloj në opozitë”

Autori: Halil Berisha 22:48 | 06 October 2019

Kyretari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër Kadri Veseli, ka dalur në një konferencë për media, pas publikimit të exit polleve dhe kur KQZ gati ka numëruar të gjitha votat.

Nga këto, parti të para shihen Vetëvendosje dhe LDK.

Ndërsa, Veseli para gazetarëve tha që pranon humbjen dhe thotë që do të shkojnë në opozitë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Së bashku me PDK-në kemi punuar shumë që ti fitojmë këto zgjedhje, por nuk fituam, qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë, PDK do të kaloj opozitë, por, ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit, kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë, u jam shumë falënderues e mirënjohës mijëra njerëzve, kemi ndarë ,momente të jashtëzakonshme bashkë, anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, ju them ndjehuni krenar me punën tuaj sepse edhe unë ndjehem shumë krenar me ju, keni bërë punë të madhe e besimi im te ju është i palëkundur, ju duhet të punoni çdo ditë për një Kosove më të mirë, do të vazhdojmë bashkë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera